Report TV - Fier, naftëtarët në protestë përpara Prefekturës për statusin: Ligji nuk po zbatohet

2018-09-21 149

Mbi 50 ish-naftëtarë, sot pensionistë dhe aktivë, janë mbledhur sot para Prefekturës së Fierit në shenjë proteste. Qëllimi i kësaj proteste ishte sensibiilizimi i qeverisë për mos zbatimin e statusit për ata që e kanë marrë kartonin dhe atyre që presin ta marrin. Keta të fundit ankohen se nuk kanë marrë statusin pasi komisioni që punon për shqyrtimin e dokumenteve të naftëtarë nuk mblidhet.

Ata i kërkojnë kryeministrit të rikthejë në funksione këto kominisone, ndërkohë që ka më shumë se 1 vit e gjysëm që Kuvendi ka miratuar ligjin për statusin, por naftëtarët ende nuk kanë përfituar prej tij. Naftëtarët shjprehemn se kanë mbi 30 vjet punë dhe janë të pakënaqur nga ky trajtim dhe indiferentizëm i institucioneve shtetërore.