Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në aktivitetin për ndarjen e çmimeve në vitin Mbarëkombëtar të Skënderbeut dhe kryefjala e tij me këtë rast ishte reformimi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Rama ka kujtuar aktivitete e gjera që janë zhvilluar për Vitin e Skënderbeut, ndërsa ka konstatuar se ?Kemi shumë prapambetje. Varfëri shkencore pas shthurjes së kësaj akademie, por mbetet ende shpresë. Ka një dritë në fund të tunelit për reformimin e Akademisë së Shkencave", u shpreh Rama.
Ndërsa ka folur për ecurinë e reformës kryeministri Rama ka theksuar se përpos Gjinushit të merret në konsideratë edhe propozimi i profesor Artan Fugës, i njohur si një ndër kritikët më të fortë. ?Më në fund gjërat u vunë në lëvizje dhe më vjen mirë që sot jemi përballë një pune të kryer me zell dhe përgjegjësi nga grupi i ngritur për propozimin e kësaj reforme, nën drejtimin e profesor Gjinushit, por edhe përballë një platforme alternative të propozuar nga prof. Artan Fuga?, tha Rama, duke shtuar më tej se ?ne na duket më e arsyeshme të ndalemi një sekondë dhe të nxisim një ballafaqim mes këtyre dy platformave?.