Report Tv-Bojkotohet mësimi në shkollën “Hasan Prishtina

2018-09-20 3

Ndonëse shkolla ka filluar prej 17 shtatorit, për shumicën e nxënësve të klasës së tretë B në shkollën ?Hasan Prishtina? mësimi nuk ka nisur ende. Prindërit e tyre kanë vendosur të mos i çojnë fëmijët në shkollë, nëse lihet ende në fuqi vendimi për të mësuar gjuhën e italishtes si gjuhë të huaj dhe jo anglisht.

Fëmija im do jetë i detyruar të japë provim italishten në klasë 9 dhe në vit të 3-të, do doja të jepte anglisht gjuhën e parë, pasi nuk kam mundësi t?i çoj në 2 kurse.

Prind
Nuk e kam çuar nipçen në shkollë, për asryen se gjuhë e parë e huaj është përzgjedhur italishtja, ne nuk kemi për ta zgjedhur, dhe ne nuk do i çojmë fëmijët më në shkollë?.

Prind
Sot, ata patën edhe një takim me drejtorinë e kësaj shkolle, në të cilën morën këtë përgjigje:

Po stë pëlqeu, hiqe fëmijën nga shkolla më tha drejtoresha, por përderisa jam banore e lagjes, më takon ta kem fëmijën në shkollë.

Prind
Sakaq edhe vetë nxënësit thonë se janë dakort me vendimin e prindërve të tyre për të mësuar anglisht dhe jo italisht në shkollë. Shqetësimi i prindërve i bërë më herët publik nga Report TV mori përgjigje edhe nga instancat e minsitrisë së arsimit.

Ne kemi bërë një fare rregulli që në klasën e 3-të një pjesë e nxënësve të studiojë një gjuhë tjetër të parë, pa ia hequr të drejtën që të studiojë përsëri gjuhën angleze në klasën e 6-të. Kjo ka qenë një përpjekje për ti ofruar një shërbim më të mirë nxënësve në nxënien e gjuhës së huaj.

Fozilet Simoni, specilaiste në DAR
a.me.

Free Traffic Exchange