Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vetëm tre ditë pas humbjes me Skënderbeun,Flamurtari zbret sërish në fushë,këtë rradhë të premten në darkë përballë një tjetër rivali si Partizani. Për trajnerin Ilir Daja nuk ka rëndësi ky fakt,pasi ky është kampionati dhe ndeshja ditën e hënë ka qënë një kërkesë e vetë klubit vlonjat.
"E kemi spostuar ndeshjen me Skënderbeun pas një kërkese të bërë nga klubi jonë për arsye të fushës, në mënyrë që të luanim në një fushë që ju e patë vetë që kishte ndryshuar në 90 %. Dhe e kemi përgatitur ndeshjen me Partizanin dhe e dinim se ishte kjo ngjeshje."
Trajneri Ilir Daja ka mohuar faktin se ka patur kryqëzime lojtarësh apo tone të ashpra në analizë, ndërsa sipas tij ka patur tone te qeta dhe normale ,ku është folur për humbjen me Skënderbeun.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/flamurtari-pa-allen-e-hysenin-ndaj-partizanit-daja-futemi-ne-fushe-3-piket