http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku në vendimin e saj më të fundit ka bërë dhe disa lëvizje të papritura për disa nga prokurorët e shpallur në hetim disiplinor.
Bëhet me dije se Marku urdhëroi caktimin e përkohshëm të 3 prokurorëve për Krimet e Renda, në qyetet e tjera të vendit.
Olsian Çela nga Prokuroria per Krime te Renda ne Prokurorinë Berat.
Sonila Muhametaj nga Prokuroria per Krime te Renda ne Prokurorinë Puke.
Besim Hajdarmataj nga Prokuroria per Krime te Renda ne Prokurorinë Pogradec.
Lëvizjet në fjalë vijnë pas urdhrit të kryeprokurores së përkohshme për hetimin disiplinor të 10 prokurorëve që refuzuan gjykimin e çështjes ?Shullazi?.