Xhafaj: Numri i vrasjeve është ulur - News, Lajme - Vizion Plus

2018-09-20 1,083

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri Xhafaj foli gjatë takimit në kuadër të iniciativës kundër trafikimit të armëve, e lançuar nga Gjermania dhe Franca, duke e konsideruar këtë një problem fort të prekshëm për Shqipërinë dhe për rajonin e Ballkanit në tërësi.



Keqpërdorimi i armëve dhe mandej trafikimi i paligjshëm i tyre përbën për të gjithë ne një shqetësim vërtet serioz. Shfrytëzimi i tyre nga ana e organizatave kriminale si dhe më tej nga celulat terroriste aktive në kontekst global, natyrisht mbetet problematik. Qeveria shqiptare, me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, në kuadër të kësaj nisme me shumë interes, veçanërisht vitet e fundit ka ndërmarrë një sërë masash në nivelin e politikave si dhe të zbatimit të ligjit për të siguruar një kontroll më rigoroz të qarkullimit të armëve.

 

Ministri paralajmëroi në 2019 mund të ketë një tjetër aksion për të mbledhur armët që ndodhen në duart e njerezve.



Siç dhe e dini, është ngritur një Komision Kombëtar për të koordinuar dhe monitoruar te gjitha aktivitetet në vend që kanë lidhje me Armët e Vogla dhe të Lehta. Gjithashtu, Shqipëria e ka përqafuar ?Udhërrëfyesin për një zgjidhje të qëndrueshme të mbajtjes pa leje, keqpërdorimit dhe trafikimit të Armeve të Vogla dhe të Lehta në Ballkanin Perëndimor, deri më 2024?. Hartimi i tij u dakordësua në Tiranë, gjatë takimit të Komisioneve rajonale të armëve të vogla dhe të lehta në maj të këtij viti. Në zbatim të tij, Komisioni Kombëtar dhe ekspertë po punojnë me të, për të hartuar një Strategji dhe Plan-Veprimi, të cilat do të jenë të parat e këtij lloji në Shqipëri dhe që do të prezantohen në takimin e dhjetorit në Paris.



Xhafaj pohoi mes të tjerash se problematika me armët në Shqipëri I ka rrënjët që në vitin e largët 1997, megjithese ai pohon se është bërë një punë shumë e mirë për të pastruar armët nga duart e qytetareve.



Tragjedia kombëtare e vitit 1997, që i zhvendosi në masë armët e të gjitha llojeve nga depot e shtetit në duart e qytetarëve, dhe që në një masë të konsiderueshme, edhe në duart e grupeve kriminale, ka prodhuar dhe vazhdon të prodhojë fatkeqësi me humbje jetësh njerëzore si dhe zhvillimin e tregut të trafikut të armëve dhe nga vendi ynë. Është dashur një punë e jashtëzakonshme në vite përmes ndërgjegjësimit dhe forcës së shtetit për t?i zbutur efektet e asaj çmendurie. Ne jemi të ndërgjegjshëm se armë të tilla gjenden ende akoma në duar të papërgjegjshme.Shqipëria ka arritur rezultate të mira në luftën kundër trafikimit të armëve, sidomos për shkak të bashkëpunimit shumë të mirë mes policisë dhe doganave, por dhe bashkëpunimit me vendet fqinje, në të dy nivelet : në atë politik dhe në nivel operacional.Gjithashtu një punë e jashtëzakonshme gjithë këto vite, përmes proceseve të ndërgjegjësimit dhe forcimit të masave shtrënguese gjithashtu ka ndihmuar në vetëdorëzimin e armëve nga ana e vetë qytetarëve si dhe id...