Arrestimi i mjekëve në Shkodër, kolegët në protestë: Të rishikohen masat, përshkallëzojmë aksionin

2018-09-20 3

Rrit madhesinë e shkrimit Zvogëlo madhesinë e shkrimit
Arrestimi i dy mjekëve në Shkodër dhe shpallja në kërkim e një tjetri me akuzën se blenë ilaçe me shumë sesa nevojiteshin me qëllim përfitimin, ka ngritur në protestë kolegët e tyre. Përpara Spitalit të Shkodrës, mesditën e sotme u mbajt një protestë nga mjekë dhe infermierë.

Ata e konsideruan të paprecedentë arrestimin e mjekëve, ndërsa paralajmëruan përshkallëzimin e protestës nëse masat nuk rishikohen. Sipas tyre, arrestimi i mjekëve ka bërë që dhjetëra pacientë në repartin e hemodinamikës janë pa shërbim.



Ne mjekët e spitalit rajonal Shkodër, kontestojmë masën ekstreme të arrestimit të personelit të spitalit rajonal Shkodër. Pa u zgjatur në arsyetimet e prokurorisë, i kërkojmë këtij institucioni të rishikojë masat e marra. Për faktin, se bluzat e bardha që janë ndaluar përfaqësojnë figura të rëndësishme që mbulojnë shërbime shëndetësore si Hemodinamika dhe ndërhyrjet invazive për sëmundjet e zemrës, që rrezikojnë jetën e njerëzve. Që sot, banorët e qarkut Shkodër dhe rajoni i veriut janë të pambuluar për shërbimin e hemodinamikës dhe sëmundjeve të zemrës. Në kushtet e mungesës së mjekëve specialistë, mungesa e mjekëve të ndaluar është jetike.

Protesta e mjekëve sot në Spitalin e Shkodrës
Pas një hetimi dymujor te Prokurorisë Shkodër në bashkëpunim me drejtorinë e policisë me kërkesë të Prokurorisë Shkodër, një ditë më parë u caktua masa arrest me burg dhe u pezullua nga detyra mjekët Përparim Çela, Luan Dragusha, farmacistja Karmen Kaculini dhe infermeririn Renato Kepi. Ata akuzohen se kanë marrë në dorëzim medikamentet për repartin e Hemodinamikës në kundërshtim me kushtet e kontratave të lidhura në vitin 2016-2017.