Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një hetim për korrupsion i nisur kryesisht vetëm nga një përgjim telefonik ka përfunduar më prangosjen e një avokateje dhe pezullimin nga detyra të një prokurori në prokurorinë e Tiranës.
Avokatja Donata Lepenica është arrestuar mbrëmjen e djeshmë pas një urdhër-arresti të lëshuar nga prokurori i krimeve të rënda Dritan Prenci dhe të pranuar nga gjykata.
Gjithashtu është vendosur nën hetim edhe prokurori i Tiranës Përparim Hasa.
Në pranga kanë rëne edhe Yzeir Bala, 32 vjeç dhe Megi Naksi, 31 vjeçe, të dyshuar si të përfshirë ne korrupsion
Hetimi ka nisur një javë me parë në bazë të informacioneve të marra nga prokuroria për një masë sigurie.
Bëhej fjalë për një të akuzuar për prodhim dhe shitje të lëndës narkotike, të cilit i ishte kapur një sasi prej 3 gramësh.
Përkundrejt dhënies së një shume prej 2 mijë eurosh, është kërkuar marrja e një mase detyrim paraqitje.
Prej 4 ditësh, Krimet e Rënda kanë bllokuar serverin e kamerave të sigurisë së Prokurorisë së Tiranës, veprim ky i ndërmarrë për herë të parë në historinë e akuzës.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/zbulohet-skandali-ne-prokurorine-e-tiranes