Ora News - Xhafaj thirrje Arta Markut: Heto Lulzim Bashen, po më shantazhon

2018-09-20 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i bën thirrje kryeprokurores Arta Marku të nisë hetimet ndaj deklarimeve të opozitës lidhur akuzat e tyre se kryeministri Edi Rama dhe ai kanë përdorur pushtetin politik për të fituar dhe pastruar paratë e krimit dhe të drogës përmes lojrave të fatit.

Fatmir Xhafaj: "Kam të drejtën institucionale e personale ti bëj publikisht thirrje ndërgjegjes profesionale të organit të prokurorisë që në këtë situatë të angazhohen seriozisht për të marrë përgjegjësitë që ligji u takon dhe të ushtrojnë kompetencat ligjore përkatëse për të hetuar sa më shpejt mbi këto deklarime. Ne nuk mund të vazhdojmë më me këtë situatë ku pa mbajtur asnjë lloj përgjegjësie, çdokush mund të mashtrojë publikisht, shpifë si të dojë apo akoma më keq të shantazojë çdo njeri të thjeshtë apo funksionar të lartë siç është ministri i Brendshëm apo kryeministri i vendit"

Xhafaj i quajti mashtrime akuzat e opozitës se familja e tij ka lidhje direkte apo indirekte në fushën e lojrave të fatit dhe këtë e tha se e deklaronte me përgjegjësi ligjore dhe politike.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/xhafaj-thirrje-arta-markut-heto-lulzim-bashen-e-te-tjeret

Free Traffic Exchange