Xhafaj: S’kam lidhje me kazinotë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-09-20 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pasi disa sulmeve te partisë Demokratike mbi lidhjet e mundshme te vëllait te ministrit te brendshëm Fatmir Xhafaj me biznesin e lojërave te fatit, Xhafaj i është përgjigjur për here te pare këtyre akuzave. Ai ka zgjedhur foltoren e parlamentit për ti hedhur ato poshtë.Gjatë 4-5 ditëve të fundit përfaqësues të SHQUP-it, të njohur për apologjinë mashtruese të tyre, kanë bërë përçartjen publike të radhës. Në mënyrën më të pacipë këta përfaqësues shpifin dhe mashtrojnë hapur kur thonë se familjarë të mi janë pronarë direkt, apo indirekt të një apo disa kompanive të lojërave të fatit, kompani këto të lidhura apo pronë e krimit të organizuar, pa dhënë asnjë fakt të vetëm konkret se ku e qysh provohet një gjë e tillë direkt apo edhe indirekt.Dhe si gjithmonë për ta bërë edhe më të trashë mashtrimin, se edhe në këtë rast janë komplet pa fantazi dhe qesharakë, përfshijnë në këtë lloj afere edhe familjarë të Kryeministrit.Ministri theksoi se këto akuza tregojnë se partia demokratike është e paaftë të bëjë opozitë serioze.Me përgjegjësi ligjore dhe politike personale, deklaroj se çfarë këta mashtrues recidivistë kanë deklaruar për mua dhe familjen time në lidhje me pronësinë direkte apo indirekte në këto kompani dhe/ose favorizim apo përfitime të mundshme prej meje, direkte apo indirekte qofshin, nga aktiviteti i tyre është, në rastin më të mirë, paaftësi për të luajtur rolin e një opozite serioze parlamentare në një vend demokratik.Por pavarësisht kësaj, ministri i brendshëm i beri thirrje Prokurorisë qe te nis sa me shpejte hetimet për këto deklarime.