Haradinaj: Kufijte ndryshohen vetem me lufte

2018-09-20 0

Ramush Haradinaj është krejtësisht kundër shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Në një intervistë për emisionin Opinion në TV Klan, kryeministri kosovar thotë se kufiri është vendosur me luftë dhe një ndryshim i mundshëm do të provokonte një tjetër konflikt.

Për Haradinajn, ideja e Thaçit për të korrigjuar kufirin është një kundër-retorikë ndaj  Beogradit.

Shefi i qeverisë kosovare njoftoi heqjen e barrierave Kosovë ? Shqipëri, një vendim që tha se e ka diskutuar me kryeministrin Rama.

Haradinaj preku edhe çështjen e numrit të ulët të pushueve kosovarë këtë vit në plazhet shqiptare, duke thënë se në Kosovë ka patur një fushatë mediatike për të mos vizituar bregdetin e Shqipërisë.