Ditën e hënë Shqipëria do të listohet në bursat ndërkombëtare për të marrë një borxh në vlerë 500 milionë euro. Ministri i Financave Arben Ahmetaj mori miratimin e kuvendit dhe të presidentit që marrëveshja për blerjen e eurobondit të kalojë me procedurë të përshpejtuar.
Eurobondi nuk do të jetë një borxh i ri, por do të zëvendësojë atë ekzistues që qeveria bleu në 2015-n me vlerë 450 milion Euro, ndërsa pjesa tjetër do të shërbejë për nevojat që vendi ka për borxh në vitin 2019 dhe 2020.
"Nuk ka rritje të borxhit, ka zëvendësim të tij me kushte më të mira. Borxhi ulet, nuk rritet?.
Kreu i Financave tha se interesi i eurobondit do të jetë më i ulët se ai vitit 2010 e 2015-ë për shkak të konsolidimit fiskal që ka bërë vendi, por pa dhënë shifra se sa pritet të shkojë norma e tij.
?Kjo do të varet dhe nga kushtet që do të kenë tregjet globale, por ne e presim që interesi të jetë më i ulët?.
Interesi i bondit që u emetua në 2015-ën ishte 5.75%. Kjo është hera e tretë që vendi ynë del me një kërkesë për të marrë borxh në tregjet e huaja.