Xhafaj: Opozita kerkon Vettingu-n e “baltes”

2018-09-20 0

Nisma e opozitës për të shkëputur lidhjet e qeverisë me krimin përmes një vettingu të politikës, sipas minitrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj është e pasinqertë dhe ka vetëm një qëllim.

"Më korrektë, për aq sa është prezantuar, do të kishte qenë një tjetër emër i këtij projekti: duhet t?ia vendosin Vettingu i ?baltës?. Sepse kjo nismë, më shumë sesa të japë një kontribut real për pastrimin e institucioneve shqiptare, e këtij parlamenti në radhë të parë, synon më tepër të institucionalizojë baltën brenda klasës politike".

I vënë në qendër të akuzave jo vetëm për lidhjet e vëllait të tij me trafikun e lëndëve narkotike, por edhe me lojërat e fatit, ministri i Brendshëm ftoi organin e akuzës të hetojë mbi deklarimet e opozitës, të cilat i cilësoi shantazh ndaj tij.

"Partia Demokratike nxjerr kokën dhe hedh baltë. Këta persona shpifin se familjarët e mi janë të lidhur me lojërat e fatit, deklaroj me përgjegjësi ligjore dhe politike. Kjo është paaftësi për një opozitë për të luajtur rolin e një opozite dinamike. Të angazhohen seriozisht kompetencat, të hetohen mbi këto deklarime. Çdokush mund të shpifë si të dojë e për kë të dojë, e të shantazhojë ministrin apo Kryeministrin e vendit. Kjo duhet të marrë fund".

Opozita pretendon se ministri Xhafaj i ka dhënë mbështetje politike vëlliat të tij, që kur drejtonte Komisionin e Ligjeve duke bllokuar me tetë muaj ligjin e lojërave të fatit, për të vijuar më tej pas marrjes së detyrës si ministër i Brendshëm.

Free Traffic Exchange