Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja gjatë diskutimeve për shqyrtimin e dekretit të presidentit Meta për ligjin për Teatrin Kombëtar, ka thënë se akuzat e PD dhe LSI për paligjshmëri me këtë seancë, nuk janë të vërteta. Manja ka theksuar se Meta ka të drejtë ka kthejë ligjin vetëm një herë. Pas Manjës, në Kuvend ka folur kryetari i Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Eduart Shalsi. Shalsi ka thënë se akuzat e PD-së janë banalitet.
Diskutimet në seancë:
Ulsi Manja: Ka dy ditë që PD dhe LSI thonë që kemi shkelur ligjin. Ka precedentë të mëparshëm kur kuvendi drejtohej nga Meta. Presidenti ka të drejtë ta kthejë ligjin vetëm një herë. S?kemi të bëjmë me një rast që ka të bëjë për herë të parë.
Eduart Shalsi: Prisnim që atë ditë në Komison të diskutonim, jo të përdornim fjalë banale. Kur ishin në pushtet në asnjë rast nuk diskutuan për Teatrin. Tani vrasin mendjen për tetarin. Opozita të tërheq në një debat banal dhe shpeshherë fitojnë. Kemi përballë një palë që nuk ka bërë asgjë. Shqetësimi ynë ka qenë që të bëjmë një teatër dinjitoz. Reagimet e tyre janë një farsë. Ishin 8 vite në pushtet dhe nuk investuan për Teatrin, as nuk e lyen njëherë.