Një ditë pas arrestimeve në spitalin e Sh" /> Një ditë pas arrestimeve në spitalin e Sh"/>
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një ditë pas arrestimeve në spitalin e Shkodrës, ka ardhur edhe reagimi i këtij institucioni që e cilëson një rast të paprecedentë arrestimin e bluzave të bardha.
Komisioni i Spitalit i përbërë nga mjekë, infermierë dhe administrata, i janë drejtuar me një deklaratë publike prokurorisë së Shkodrës, Ministrisë së Shendetësisë dhe Urdhrit të Mjekëve ku kërkojnë lirimin e kolegëve të tyre.
Mjekët e spitalit të Shkodrës thonë se është paralizuar puna në repartin e Kirurgjisë, duke rrezikuar dhe jeta e pacientëve të gjithë zonës së veriut.
"Kontestojmë masën ekstreme të arrestimit të personelit të spitalit rajonal Shkodër si akt i paprecedent në gjithë historinë e këtij institucioni dhe Shërbimit Shëndetësor në Shqipëri.
Pa u zgjat në arsyet që prokuroria ka pasur për të marrë një akt të tillë, i kërkojmë këtij institucioni të rishikojë masat e marra për faktin se bluzat e bardha të ndaluara përfaqësojnë figura të rëndësishme në sistemin shëndetësor të Shkodrës duke mbuluar shërbime shëndetësore si hemodinamika dhe ndërhyrjet invasive për sëmundje të rënda të zemrës që rrezikojnë jetët e pacientëve si infarkti i zemrës.
Theksojmë se që sot pacientët e qytetit të Shkodrës dhe të gjithë rajonit të veriut të Shqipërisë janë të pambuluar në shërbimin e hemodinamikës dhe të kardiologjisë. Në kushtet e mungesës së shumë mjekëve specialistë, mungesa e specialistëve të ndaluar është e pazëvendësueshme".
Ata evidentojnë që gjithë procedura e kryerjes së tenderave për blerjen e ilaçeve kryehet përmes Ministrisë së Shëndetësisë dhe në këtë rast mjekët janë vetëm porositës të atyre medikamenteve dhe pajisjeve mjekësore.
"Në sistemin tonë të shëndetësisë krejtësisht të vertikalizuar ku asnjë vendim financiar nuk merret pa u konsultuar me institucionin e linjës, e vëmë në dyshim protagonizimin e bluzave të bardha. Ky fakt i konsultimit me institucionin e Ministrisë theksohet dhe në deklaratën e prokurorisë".
Personeli mjekësor i spitalit të Shkodrës paralajmëron përshkallëzim të reagimit të tyre me protesta deri tek bojkoti i punës.
"I bëjmë me dije institucioneve të drejtuara më lart që aksioni ynë në favor të mjekëve të ndaluar do të përshkallëzohet si një masë e rëndësishmne për të ruajtur dinjitetin e figurës së mjekut tashmë të nëpërkëmbur".
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/reparti-i-kirurgjise-jashte-funksioni-spitali-shkoder-kerkon-lirimin-e-mjekeve