Ora News - Zbulohet skandali në prokurorinë e Tiranës

2018-09-20 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një skandal është zbuluar në prokurorinë e Tiranës.

Nga informacionet e para mësohet se një avokate i ka ofruar një prokurori 2 mijë euro në këmbim të një mase sigurie më të lehtë ndaj një personi i cili ishte arrestuar me sasi të vogël droge, raporton gazetarja e Ora News, Keti Banushi.

Pas informacioneve që Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte marrë në rrugë operative, prokurori Dritan Prenci sekuestroi kamerat e sigurisë të prokurorisë së Tiranës të javës së kaluar.

Kamerat kanë konfirmuar praninë e avokates në prokurori por nuk dihet nëse është bërë dorëzimi i parave nga ana e avokates.

Dje Gjykata e Krimeve të Rënda dha masën e sigurisë arrest me burg për avokaten Donatela Lepenica si dhe pezullim nga detyra për prokurorin Përparim Hasa.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/zbulohet-skandali-ne-prokurorine-e-tiranes

Free Traffic Exchange