Basha për Teatrin: Kush voton 'pro' shembjes së tij, do të trajtohet nga opozita si terrorist

2018-09-19 1

TIRANË- Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar pasditen e sotme në selinë blu një takim me artistë dhe intelektualë, që janë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Pas takimit, Basha deklaroi për mediat se këto ishin orët e fundit të reflektimit nga ana e deputetëve të maxhorancës përpara votimit në Kuvend dhe se çdo deputet që voton 'pro' prishjes së tij do të konsiderohet si terrorist nga ana e opozitës.Partia Demokratike ka një qëndrim të qartë dhe të pandryshuar. Ligji Rama-Fusha është një ligj antikushtetues. Ai duhet të rrëzohet nesër në parlament. Dua t?i them sot çdo deputeti të rilindjes që do të jetë në atë sallë se votimi i një ligji që i hap rrugë shkatërrimit të teatrit është i papranueshëm për PD. Është akt grushti shteti dhe vendos çdo deputet të rilindjes në pozita të barabarta me terroristët. Terroristët të cilët në mungesë të Gjykatës Kushtetuese dhe ligjeve të vendit, tjetërsojnë pronën publike, shkatërrojnë memorien historike, gllabërojnë dhe shkatërrojnë vlerat kulturore për të mbushur xhepat e Edi Ramës dhe kriminelëve që bashkëqeverisin vendin me të. Sonte secili prej kartonmbajtësve të rilindjes në Kuvendin e Shqipërisë ka orët e fundit të reflektojë që nesër çdokush që ngre kartonin për të kaluar një ligj të tillë antikushtetues dhe për të shembur përmes terrorit shtetëror godinën e Teatrit do të trajtohet politikisht nga opozita si terrorist shtetëror.

Lulzim Basha
Mazhoranca, një ditë më parë pranoi në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese dekretin e Presidentit Meta, i cili ktheu për rishqyrtim ligjin për teatrin dhe ndryshoi projektligjin duke hapur garën për projektin e Teatrit, siç edhe rekomandoi Këshilli i Europës.

Free Traffic Exchange