Ora News - Vasili: Ligji për teatrin shpërbën parlamentin

2018-09-19 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili tha se miratimi i ligjit për teatrin do të thotë shpërbërje e Parlamentit. I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, Vasili tha se qëndrimi i opozitës për këtë çështje është i prerë, duke e konsideruar si antikushtetues.

Vasili: Opozita ka një qëndrim të qartë dhe të paekuivok për çështjen e teatrit. Çështja e teratrit që nga fillimi deri në fund, në të gjitha etapat dhe me finalizimin në Kuvend, e ka vënë vendin përpara situatës së çbërjes së parlamentit. Pasi parlamenti, një komision parlamentar i caktuar me urdhër të kryeministrit ka vendosur të çojë në sallë ligjin më të paligjshëm në botë, që të miratojë dekretin e Presidentit dhe të bëjë disa ndryshime në ligj. Këta në mënyrën më antikushtetuese në botë, në vend të miratojnë dekratin dhe të thonë Po apo Jo, thonë ne gjejmë sebep për ta ndryshuar ligjin.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/vasili-ligji-teatrin-shperben-parlamentin

Free Traffic Exchange