Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata e Apelit për Krime të Rënda shpall të pafajshëm ish-drejtorin e përgjithshëm të burgjeve Artur Zoto.
Në maj të këtij viti, ish-drejtori i Burgjeve, Artur Zoto, u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 5 vite burg.
Zoto u shpall fajtor për akuzën e korrupsionit, akuzë kjo që u ngrit pas dëshmisë së ish-vartësit të tij, Iljaz Labi, i cili ka fituar statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.
Zoto u arrestua rreth një vit më parë pas bashkëpunimit të Iljaz Labit me prokurorinë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/artu-zoto-shpallet-i-pafajshm