Report Tv-‘Gërdeci’ i 1997-ës, çfarë ndodhi në tunelin e ushtrisë ku sot u gjetën eshtra njerëzish

2018-09-19 3

?Gërdeci? i parë në Shqipëri do regjistrohej 29 prillin e vitit 1997, kur dhjetëra banorë të fshatit Selitë në rrethin e Matit, do t?i drejtoheshin tuneleve të ushtrisë në Qafë Shtamë për të marrë armë dhe municione. Rënia e shtetit dhe çelja e depove ushtarake çoi në armatosjen e civilëve, duke prodhuar një situatë anarkie në të gjithë vendin.

Viti i trazirave prodhoi të parën tragjedi me një bilanc të rëndë, i cili do të pasohej nga Gërdeci i vërtetë, ai i 15 marsit 2008 me 26 të vdekur. Në një kohë kur banorët po nxirrnin armë nga tuneli, shpërthejnë predhat dhe i gjithë tuneli hidhet në erë. 23 persona humbën jetën në këtë ngjarje, të gjithë banorë të fshatit Selitë në Mat, me jo më shumë se 200 banorë.

Ekipet e emergjencës bënë të mundur nxjerrjen e trupave të 15 viktimave, ndërsa pesë të tjerë nuk u gjetën kurrë, për shkak se një pjesë e tunelit pësoi shembje.

Pas 21 vitesh, Ministria e Mbrojtjes ka ndërmarrë një aksion me Forcat Xhenio për pastrimin e tuneleve të ushtrisë nga municionet luftarake të mbetura aty që nga bastisja e 1997. Edhe zona përreth tuneleve ka prezencë të theksuar të predhave dhe municioneve të tjera luftarake.

Sot, gjatë gërmimeve në këtë tunel u gjet një skelet njeriu, i cili dyshohet se i përket pikërisht një prej viktimave të tragjedisë. Gërmimet në tunel pritet të zbulojnë edhe skelet e 7 personave të tjerë që humbën jetën në tunel, ndërsa trupat e tyre nuk u gjetën kurrë.

Free Traffic Exchange