Report Tv-Korçë, mungesa e tregut bën që mollët të mbeten stok, prodhuesit: Po shesim nën kosto

2018-09-19 1

Prodhimi i fermerëve të fshatrave të Korcës mbetet stok. Mungesa e tregut po i çon ata drejt falimentimit.

Tonelata të tëra mollesh të prodhuara në rrethin e Korcës kanë ngelur pa u shitur. I shqetësuar për faktin se prodhimi nuk po shitet dhe të shpërfillur nga qeveria, pasi askush nuk ju vjen në ndihmë, njëri nga fermerët e fshatit Goskovë ka treguar se mollët i shet nën kosto.

Situata akutuale është shumë e vështirë. Prodhim kemi shumë, fitime kemi pak. Nuk kemi ku t?i shesim.

Fermer
Fakti i falimentimit po pranohet edhe nga tregëtarët e pazarit të Korcës të cilët shprehen të indinjuar pasi shteti nuk interesohet për prodhimet e tyre.

Si prodhues nuk kemi ndihmë nga shteti dhe për këtë farat i marrim shtrenjë. Po ashtu edhe plehrat . Nuk na lë rehat as klima.

Fermer
Ku ta çojmë këtë mollë. Shteti të lidhë kontratë me ndonjë shtet tjetër. Ku ta shesim?

Fermer
Mungesa e tregut ka ekzistuar prej disa vitesh në fshatrat e rrethit të Korcës dhe ende nuk është gjetur asnjë zgjidhje. Të lënë në mëshirë të fatit, fermerët dhe tregëtarët apelojnë për ndihmë dukë kërkuar që qeveritarët të shohin nga afër gjendjen e tyre.

Free Traffic Exchange