Report Tv-Vrasja e 69-vjeçarit në Tropojë, autori i punësuar në shtëpinë e viktimës

2018-09-19 1

ROPOJE - Zbardhjen detaje të reja nga ngjarja e ndodhur mbrëmë në Tropojë ku mbeti i vrarë me armë zjarri një 69-vjeçar në fshatin Doberdol. Policia bën të ditur se Tahir Bajraktari, banues në Tiranë, është vrarë nga Nik Lulashi, 54-vjeç nga Shkodra. Viktima kishte udhëtuar nga Tirana në drejtim të Tropojës në fshatin e tij Doberdol për të kaluar pushimet.

Bajraktari është qëlluar për vdekje brenda në banesën e tij. Fillimisht ngjarja u raportua si vetëvrasje, por grupi hetimor brenda disa orësh ka konstatuar se jemi të bëjmë me një ngjarje kriminale. Autori i krimit ishte i punësuar nga Bajraktari në shtëpinë e tij në Doberdol. Report Tv mëson se mes autorit dhe viktimës ka pasur një konflikt për çështjen e pagesës.

Banorë të zonës thonë se Tahir Bajraktari shkonte çdo vit në shtëpinë verore në bjeshkët e Tropojës ku kalonte pushimet, ndërsa njihej si njeri i qetë dhe pa probleme. Ai kishte rindërtuar shtëpinë në bjeshkë si dhe kishte arritur ta elektrifikonte vetë përmnes investimit në një mini-HEC, me të cilin furnizonte me energji edhe fqinjët.

Njoftimi i Policisë:

Tropojë.

Policia identifikon autorin e dyshuar të vrasjes së 69 vjeçarit në bjeshkën e Doberdolit Tropojë.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbasditen e datës 18.09.2018, ku u gjet i vrarë me armë zjarri shtetasi T.B, 69 vjeç, Drejtoria Vendore e Policisë Kukës, ngriti një grup të posaçëm hetimor. Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale si dhe hetimeve intensive nga grupi hetimor, u bë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar shtetasi N.L, 54 vjeç banues në Tiranë.

Shtetasi N.L dyshohet se më datë 18.09.2018, për motive të dobëta dyshohet se ka vrarë me armë zjarri në banesën e tij në bjeshkën e Doberdolit, Tropojë Fshat, shtetasin T.B., 69 vjeç, banues në Tiranë.

Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprat penale të parashikuara nga nenet 76 e 278 të Kodit Penal.