Rama: Platforma e bashkeqeverisjes nuk eshte gjykate

2018-09-19 29

Selam Haska është mes 18.628 qytetarëve që u ankuan në Platformën se Bashkëqeverisjes ?Shqipëria që duam?, ku nuk mungojnë ankesat edhe për probleme që lidhen me zvarritjet në legalizime apo hipoteka.

"Ne përgatitemi për një proces shumë të rëndësishëm, një strukturim të thellë për të shmangur ecejaket e legalizimit dhe Hipotekës dhe anasjelltas dhe për të patur një pikë referimi ku do vijë drejtpërdrejtë përgjigjia".

Në takimin e përhershëm me koordinatorët e bashkëqeverisjes, kreu i qeverisë Edi Rama u drejtoi një mesazh edhe qytetarëve që i janë drejtuar portalit për çështje që janë në proces gjyqësor.

"Platforma nuk mund të zgjidhë gjithçka, në rastet kur janë procese gjyqësore, pasi platforma nuk është gjykatë, por çdo gjë që lidhet me zyrat e shërbimit, platforma është zgjidhje".

Kreu i mazhorancës tha se të gjithë zyrtarët e administratës që nuk i japin zgjidhje qytetarëve  do të ndëshkohen.