Ngecin hetimet per 3.4 mln Eurot

2018-09-19 0

Hetimet për 3.4 milionë Euro e gjetura në një Toyota në portin e Durrësit kanë mbetur peng i letër-porosive. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar informacione nga katër shtete Anglia, Belgjika, Gjermania dhe Italia por deri tani nuk ka ardhur asnjë përgjigje. Hetuesit shpresojnë që me anë të informacioneve që do të vijnë të zbardhin të gjithë lëvizjet e kamionit ku ishte ngarkuar makina me paratë.

Ndërsa këtë të mërkurë, Gjykata e Krimeve të Rënda ka refuzuar kërkesën e Klevi Likës për lirimin nga qelia. 21-vjeçari është një nga 4 të arrestuarit për 3.4 milionë Eurot e sekuestruara. Lika kërkoi lirimin nga burgu me argumentin se do të vazhdonte gjimnazin, gjë e cila nuk është pranuar nga togat e zeza. I arrestua për këtë çështje eshte dhe babai i Klevit, Edi Lika. Në qeli janë dhe Alban Mollaymeri dhe Arben Ceka.

Në kërkim vazhdojnë të jenë dy kushërinjte Elvis dhe Alfred Vladi, të cilët ishin porositësit e makinës ku u gjetën paratë. Por për Prokurorinë, poseduesit e vertetë të parave janë të tjerë persona, pasi kushërinjtë Vladi do të kryenin vetëm transportin.

Free Traffic Exchange