Kryeministri Edi Rama ka takuar ditën e sotme ministrin e Jashtëm Gjerman, Heike Mass. Pas takimit që Mass zhvilloi me ministrin Bushati dhe kreun e opozitës, Lulzim Basha, ai u ndal në Kryeministri, ku pati dhe një konferencë të përbashkët.
Në fjalimin e tij kryeministri Edi Rama ka thënë se Shqipëria do të kërkojë të marrë kryesimin e OSBE-së, dhe për këtë duhet mbështetja e qeverisë gjermane.
Është një rast i mirë për të shprehur edhe njëherë respektin dhe mirënjohjen për angazhimin e qeverisë federale gjermane. Mbështetja e Gjermanisë për integrimin e rajonit tonë në BE. E konsiderojmë me një rëndësi historike angazhimin e qeverisë federale dhe kancelares gjermane, për të iniciuar atë që njihet si procesi i Berlinit. Jemi mirënjohës për qeverinë federale dhe kancelaren gjermane. Padyshim që reformat lidhen me progresin e vendit për në BE. Më vjen mirë që kemi qenë dhe jemi të vendosur në ruajtjen e një linje koherente në politikën tonë të jashtme. Është afirmuar në vijimësi përsa i takon qëndrimeve në arenën ndërkombëtare. Me ministrin do të vazhdojmë të bisedojmë dhe do të përsëris një kërkesë që kemi bërë për mbështetjen e qeverisë gjermane që kandidatura e Shqipërisë të marrë drejtimin e OSBE-së. Kjo do të ndihmonte në funksion të gjithë dinamikave të rajonit tonë. Faleminderit që mes Greqisë dhe Maqedonisë, drekën keni vendosur ta kaloni në Shqipëri, zgjedhje e mençur.
Edi Rama, kryeministër
Në fjalën e tij para gazetarëve, ministri gjerman tha se në mbërritjen në Tiranë ka parë gjurmët e Ramës si kryetar bashkie. Mass ka theksuar bashkëjetësën fetare në Shqipëri. Për negociatat, Mass tha se Shqipëria duhet të vazhdojë punën për të plotësuar kriteret që duhen deri në 2019.