Fermerët në Gjirokastër nuk kanë certifikatë pronësie - Top Channel Albania - News - Lajme

2018-09-19 0

Mijëra fermerë në të gjithë qarkun e Gjirokastrës nuk kanë një certifikatë pronësie për tokën që kanë në përdorim. Që prej vitit 2008 në të gjithë territorin me 7 bashki janë dhënë vetëm 66 Akte të marrjes së tokës në pronësi. Ligji 7501 për tokën dhe niveli i zbatimit të tij në terren nuk ka favorizuar investimet në bujqësi, shitjen dhe blerjen e tokës si dhe përdorimin e saj si kolateral.