Shfaqja “Motër e vëlla”, regjisori: Të luash për fëmijët e vështirë, ti nxjerrin “të palarat”

2018-09-19 1

Të luash përpara një publiku të vogël në moshë, është shumë më e vështirë se sa për të rriturit. Dhe me këtë sfidë përballen të gjithë aktorët dhe regjisorët që sjellin shfaqje teatrale për fëmijë, pasi gjykimi i vogëlushëve është gjithmonë më i sinqertë. Këtë e ka pohuar vetë regjisori i ri Xhuliano Brisku i cili këtë fundjavë sjell premierën ?Motër e vëlla? që do të çelë dhe sezonin artistik të Teatrit Eksperimental Kujtim Spahivogli. I ftuar në emisionin ?Rreze Dielli? në Report TV, Brisku i cili ka përshtatur edhe tekstin e shfaqjes tregoi se si reagojnë fëmijët kur aktorët bëjnë gabime në skenë.

Mendimi im është që po e njëjta logjikë si për shfaqjet për të rritur, si për shfaqjet për fëmijë, thjesht është forma e ndryshme. Është forma më e thelluar për shfaqjet për të rritur dhe më e thjeshtëzuar, apo naive për fëmijët. Ne luajmë po njëlloj si në shfaqje për të rritur, madje kur bëjmë gabime, fëmijët ngrihen në këmbë dhe thonë ?iiiiiii?, domethënë ta nxjerrin të palarën në moment. Të rriturit e mbajnë përbrenda, kurse fëmijët e tregojnë gabimin.