Rama: Platforma e bashkëqeverisjes nuk zgjidh gjithçka, sidomos problemet me gjyqësorin

2018-09-19 1

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në një takim në sallën e Hartave në Kryeministri, koordinatorët e bashkëqeverisjes. Pas paraqitjes së disa rasteve të qytetarëve që kanë patur probleme me zyrat e ALUIZNI-t, Rama bëri me dije se nga e mërkura e javës tjetër, përveç rasteve të zgjidhura, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjoni, si kryesuese e Task-Forcës do të prezantojë edhe procedimet përkatëse për përgjegjësit e çështjeve të zvarritura.Kreu i qeverisë, shtoi se platforma është zgjidhje ?kur rastet lidhen drejtpërdrejtë me detyrimet e zyrave të shtetit?.

?Platforma është e aksesueshme në çdo vend, nuk ka nevojë që të shkoni nëpër zyra. Nëse zyra nuk përgjigjet, brenda 3 minutave mund t?i drejtoheni platformës. Aty do të merren masa në rast se problemet janë të lidhura me parazitizmin e zyrave?, tha Rama.