Report TV - Tiranë, flet nga spitali pronari Big Bite: Ja si më dhunuan disa banditë në mesnatë

2018-09-19 1

Andrea Zogo, pronari i rrjetit të Fast Food-eve Big Bite flet nga shtrati i spitalit dhe ngre dyshime se personat që e kanë dhunuar kanë lidhje me një konflikt që dyshohet të kenë pasur me vëllain e tij që jeton jashte shtetit. Ai thotë se për shkak të këtij konflikti të vëllait me persona të tretë ai nuk flet prej vitesh me të. Zogo kërkon ndihmë dhe siguri për veten e familjen e tij.

Çfarë ka ndodhur mesnatën e djeshme?

Ishte ora 11 e 30, isha duke shkuar në shtëpi. Një bandë me 4 deri në 6 veta më goditën në mënyrën më makabre që mund të goditet një biznesmen që prej 20 vitesh pa pasur asnje lloj konflikti.

Ku dyshoni?

Kam pasur një konflikt me vëllain tim, e kam çuar çështjen në prokurori. Prokurori Julian Zonja e mbylli pa e hapur fare, pasi nuk gjen prova. Sot një muaj pasi mbyllet cështja del një bandë në rrugë dhe me masakron

Free Traffic Exchange