Në një mbledhje me debate të forta, që ktheu për herë të parë opozitën në komisione që prej hapjes së sesionit të ri, maxhoranca në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese e miratoi dekretin e Presidentit dhe njëkohësisht amenduan ligjin për ndërtimin e teatrit te ri.
Por opozita e quan antikushtetues këtë votim pasi me pranimin e dekretit ligji, sipas tyre bëhet nul.
Socialistët thonë se reflektuan ndaj kërkesës së Presidentit dhe Bashkimit Europian dhe vendosën që teatri i ri të mos ndërtohet më nga kompania Fusha, siç ishte e parashikuar në ligjin e kthyer për rishqyrtim, por tanimë të zhvillohet një garë e hapur për të.
Në amendimin që socialistët i bënë ligjit për teatrin, veç të tjerash parashikohet që kompanitë që do të përfshihen në garë për ndërtimin e godinës së re do të vlerësohet nga një komision negocimi, i drejtuar nga një përfaqësues i Bashkisë së Tiranës, si dhe nga një grup ndërministror, ku bën pjesë edhe një përfaqësues i trupës së teatrit.
Të enjten, dekreti i Presidentit për ligjin për teatrin e ri kombëtar do të kalojë për votim në seancë plenare.
Tv Klan