Basha kundër Ramës: Dërgimi në Komisionin e Venecias, i panevojshëm

2018-09-18 0

Kryedemokrati u shpreh se instrumentet që do bëjnë Vettingun te politikanët do jenë apolitike.

Vettingu do bëhet nga përfaqësues jo politikë. Vettingu bën të mundur ndërprerjen e mandatit, ndërsa SPAK-u të çon në burg. Nuk do ketë në këtë proces hapësirë nga institucionet e kapura që t'i ofrojnë alibinë Edi Ramës. Nuk do ta bëjnë vartësit e Edi Ramës dhe as të opopzitës. Duhet të jetë i besueshëm dhe duhet të kryhet nga instancat që gëzojnë besueshmëri dhe janë larg çdo dyshimi. Do ta merrni vesh në kohën e duhur se kush do jenë këto instanca. Vettingu në drejtësi ka treguar problematikën e vet të kapjes së sistemit, Vettingu në politikë s'duhet të lërë asnjë shteg për politikanët e lidhur me krimin dhe që nuk justifikojnë pasuritë. Vettingu i politikanënëve bazohet në një njëjtin instrument si dekriminalizimi. Ndryshe nga ligji i Vettingut që kaloi pa votat e opozitës dhe çoi në kapjen e komisionerëve të Vettingut, njëri dhe njëra të kapur nga Rama dhe Agaçi dhe tjetri falsifikator i diplomave. Bazuar mbi këto mësime, ligji për Vettingun e politikanëve nuk do lejojë asnjë hapësirë për kapjen politike të sistemit. Do jetë nën monitorimin e ndërkombëtarëve.

Lulzim Basha, kryetar i PD

Free Traffic Exchange