Reshat Arbana feston 78-vjetorin - News, Lajme - Vizion Plus

2018-09-18 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Reshat Arbana kaloi edhe vitin e 78 të jetës së tij. Aktori i njohur shqiptar e festoi këtë përvjetor të ditëlindjes, me familjarë, miq dhe të afërm të tjerë.
Reshat Arbana, mbi supet e të cilit rëndojnë dhjetëra role në kinema dhe teatër, ka falënderuar pjesëmarrësit dhe ju ka rrëfyer edhe një sekret nga jeta e tij.
?Asnjëherë nuk i kam festuar përvjetorët, sepse nuk i dua. Më krijojnë emocione shumë të mëdha, por sonte po më duket krejt ndryshe. Për burrin qenka trimëri e madhe të bëhet 78 vjet, e të eci nga 80-ta, por na qenka edhe një mjerim i madh, kur mendon se ku do iki pas këtyre viteve që po kalojmë. Po ishallah në atë dynja, do shkojmë te ai vendi i mirë, jo te ai i keqi atje. Faleminderit shumë, ju jam shumë mirënjohës, jashtëzakonisht faleminderit. Kam emocione shumë, më besoni që kam shumë emocione. Por, ju falenderoj shumë me gjithë zemër dhe j?ua shpërblefsha që të gjithëve në gëzime, në festa nëpër familjet tuaja?
Një prej miqve më të mirë Reshat Arbanës, aktori Luftar Paja shprehu urimet edhe në emër të kolegëve të tjerë
?Besoj se shpreh edhe mendimin e Besnik Nallbanit, të Ruzhdi Pulahës, edhe të këtij brezit tonë që jemi moshë e re, me lëkurë të vjetër. E marr me gjithë shpirt (dollinë) për Dinastinë Arbana! Me djem, me vajza, me nipër, me mbesa, çfarë të do zemra! E ngre për këta njerëz që e nderuan Reshatin.?
Kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj, e vlerësoi aktorin, si një njeri që ka shërbyer si frymëzim për shumë të tjerë.
Artisti i popullit Reshat Arbana është nderuar për kontributin e spitakur në skenë edhe me titullin e lartë nderi i kombit.

Easy Viral Banner Traffic