Festivali i Inovacionit në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-09-18 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mbi 300 kompani nga i gjithë rajoni prezantuan praktikat më të mira, idetë dhe projektet inovative të tyre në Tiranë në fushën e start up, turizëm, teknologji, sistemin bankar, energjetikë dhe telekomunikacion.

Të pranishëm në këtë festival ishin ministri Mjedisit, Blendi Klosi, ai i punëve të Jashtme, Ditmir Bushati si dhe kryebashkiaku i Tiranës.

Klosi  u shpreh se Shqipëria ka si synim të tërheqe 10 milionë turistë.



 Padyshim që ajo që ndodh sot në të gjithë botën po ndodh edhe në Shqipëri. biznesi i turizmit po shndërrohet në një komunitet gjithmonë e më shumë high tech, të lidhur me teknologjinë e informacionit që bazën e ka te informacioni. A jemi ne të gatshëm që të ofrojmë këtë informacion? A jemi të gatshëm ne që destinacionin e Shqipërisë europiane turistike ta shndërrojmë edhe në mekanizma të aksesueshëm nga tur operatorët në botë, nga turistët që duan të vizitojnë Shqipërinë. Dhe këtu ne jemi realisht në një kërkesë urgjente për më shumë mendje të ndritura, për kontributin e të gjithë juve, të rinjve e të rejave apo kompanive që duan të merren me biznesin e teknologjisë së informacionit në fushën e turizmit.

 



Kryebashkiaku Veliaj theksoji rëndësinë e zhvillimit të ideve innovative  në funksion të rritjes së funksionalitetit  të qytetit.



?Pamë shumë bashki të cilat po eksperimentonin në mënyrën si përfshihen qytetarët, me forume dhe takime pafund. Po një qytet që sot ka 1 milion banorë nuk mund t?i takosh të një milion vetët, ama secili prej tyre ka një celular në xhep me të cilin mund të komunikojë. Një aplikacion si ?Tirana Ime? na jep rreth 20 mijë sinjalizime, denoncime, raportime të gjërave që nuk funksionojnë në qytet.

 

Veliaj prezantoi gjithashtu edhe disa nga projektet e Bashkisë së Tiranës, të cilat pritet të zhvillohen së shpejti.