Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shembja e disa ndërtimeve ka shkaktuar tension në Jalë të Vlorës. Aksionin e IKMT-së e ka ndjekur nga afër edhe deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj i zgjedhur pikërisht në këtë qark.
Deputeti demokrat është përfshirë në debate të ashpra me kryeinspektorin Fatmir Meta.
Shehaj: Ku e ke vendimin?
Meta: Je avokat i këtyre.
Shehaj: Hajdutë!
Meta: Hajdut je ti.
Banore: Ju po na shkatërroni, kriminelë.
Meta: Ju politikanët keni vjedhur.
Banore: Ju jeni kriminelë që po na shkatërroni shtëpitë.
Situata u tensionua sot në Jalë për shkak të prishjes së 9 objekteve, të konsideruara si ndërtim pa leje.
Mbërritja e fadromave të IKMT të shoqëruar nga forca të shumta policie u prit me kundërshti nga banorët, të cilët thanë se kanë ende pushues në objektet një e dy katëshe të përshtatura si hotele.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/shembja-e-ndertimeve-ne-jale-deputeti-shehaj-sherr-me-kryeinspektorin-e-ikmt