Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, është i pari që lirohet nga 9 pjesëtarët e grupit Xibraka, te dënuar për prodhim dhe mbajtje të lëndëve narkotike.
Gjykata e Fierit me një vendim të datës 13 Shtator liroi me kusht Hoxhën, me argumetin se i kishte kryer pjesën me të madhe të dënimit prej 6 vite e 8 muajsh. Argument tjetër që është përdorur nga Hoxha në kërkesën e tij për lirim me kusht është sjellja e mirë në burg dhe fakti që është babai i një vajze të vogël.
Gjatë kësaj kohe ai kishte përfituar dhe ulje të dënimit dhe i kishte mbetur për të vuajtur dhe 1 vit e 8 muaj burg. Në vendim sqarohet se i liruari me kusht duhet të mbajë kontakte me shërbimin e provës për periudhën e mbetur të dënimit.
Hetimi për grupin e Xibrakës nisi në 2014 nga Prokuroria e Krimeve të Rënda pas një informacioni të mbërritur nga Gjermania. Nëntë personat kishin krijuar një grup të strukturuar kriminal për trafikimin e lëndëve narkotike nga Kolumbia në Europë. Ata kishin ngritur një laborator në Xibrake të Elbasanit, ku ishin punësuar dy kolumbianë. Cesar Avila dhe Valter Moreno të cilët u dënuan nga gjykata së bashku me Ilir Hysenin, Saimir Batkun dhe Genci Xhixhën , Gentian Gjonin dhe Klement Dalipin.