'Hajdut! Jeni familje hajdutësh!'/ Sherr mes deputetit të PD dhe inspektorit të IKMT në Jalë (VIDEO)

2018-09-18 8

Sherr dhe përplasje mes deputetit të PD, Agron Shehaj dheë kryeinspektorit të IKMT në Vlorë, Fatmir Meta, në Jalë. Deputeti demokrat i Qarkut të Vlorës mbërriti në Jalë pas nisjes së aksionit të IKMT për shembjen e 9 bizneseve, lokale dhe hotele. Shehaj dhe Meta i drejtohen vazhdimisht njëri-tjetrit me fjalët "hajdut" ndërsa përplasja mes tyre arrin deri në kufijtë e konfrontimit fizik. "Ju keni marrë shpirtin njerëzve. E bëni për paratë. Vini si hajdutë këtu. Jeni hajdutë dhe shembni shtëpi", dëgjohet t'i drejtohet Shehaj inspektorit të IKMT.

"Hajdut je ti, hajdut brez pas brezi. Nuk më tregon ti hajdutin. Vini për politikë këtu ju. Politikën bëjeni andej se ju e keni katandisur këtë vend kështu", i kthehet kryeinspektori IKMT Vlorë, deputetit Shehaj.

Deputetët e PD, Agron Shehaj dhe Nada Meçorapaj mbërrin në Jalë në mbështetje të qytetarëve dhe kundër shembjes së bizneseve të tyre. Sipas IKMT, banorët i kanë ndërtuar objektet pa leje dhe se janë njoftuar që në muajin korrik për aksionin e shembeje.