Ora News - Ora News siguron vendimin e lirimit të Ermal Hoxhës/Ja dokumenti

2018-09-18 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ora News siguron vendimin e lirimit nga burgu të Ermal Hoxhës, njëri prej 11 të arrestuarve në operacionin e bujshëm të koduar "Xibraka" të 14 Janar të 2015, ku u sekuestrua kokainë si dhe u zbulua një laborator i përpunimit të kokainës.

"Gjykata e Fierit me gjyqtarin Piro Sota vendosi pranimin e kërkesës së Ermal Hoxhës për pezullimin e ekzekutimit të pjesës së mbetur të dënimit të të dënuarit Ermal Hoxha prej 1 viti e 6 muaj burg, me kusht që gjatë një afati prove të barabartë me pjesën e mbetur të dënimit, i dënuari Ermal Hoxha të mbajë kontakte me Zyrën Vendore të Shërbimit të Provës dhe të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale" thuhet në vendimin e siguriar nga Ora News

Gjatë kësaj kohe Ermal Hoxha nuk do të shoqërohet me persona të dënuar.

Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë Fier mban datën 13 shtator 2018. Vendimi u mor nga kjo gjykatë pasi Hoxha vuante dënimin në burgun e Fierit.

Në korrik 2017 Ermal Hoxha u dënua me 10 vite burg.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/ora-news-siguron-vendimin-e-lirimit-te-ermal-hoxhes