Ora News - Digjet automjeti në Shkodër

2018-09-18 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një automjet është përfshirë nga flakët gjatë natës në qytetin e Shkodrës. Mjeti tip "Ford" me targa AA 368 RA në pronësi të shtetases më iniciale A.L ishte i parkuar pranë banesës në rrugën "Qemal Draçini" .

"Me datë 18.09.2018, ora 01.30, jemi njoftuar se në lagje ?Vojo Kushi ? ka rënë zjarr në automjetin tip Ford me targë AA 368 RA, i cili është djegur pjesërisht, në pronësi të shtetases A. L. banuese në fshatin Stajke bashkia Vau i Dejës"informon policia.

Menjëhere është nderhyrë nga shërbimi MNZ, që ka bërë dhe shuarjen e zjarrit në mjet.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm.

Pasi është spërkatur me lendë djegëse, mjetit më pas i është vënë flaka.

Policia ka shoqëruar disa persona si dhe po verifikon kamerat e sigurisë së objekteve përreth për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/digjet-automjeti-ne-shkoder