VLORË- Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit, ka nisur një aksion mëngjesin e sotëm për prishjen e 7 godinave të ndërtuara pa leje në vijën bregdetare të Jalës. Report Tv raporton se banorët kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre. Ata thonë se nuk janë njoftuar për këtë aksion.
Disa nga banorët që kanë dalë kundër këtij aksioni janë përplasur me policinë dhe kanë thënë se po tentohet që të nxirren me dhunë nga shtëpitë e tyre. ?Nuk jemi njoftuar, duan të na nxjerrin me dhunë?-janë shprehur banorët.