I mërzitur dhe me brenga është paraqitur " /> I mërzitur dhe me brenga është paraqitur "/>

Ora News - Humbja "acaron" Dajën: Askush nuk mundet të dal mbi mua

2018-09-18 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
I mërzitur dhe me brenga është paraqitur trajneri i Flamurtarit, Ilir Daja, pas humbjes 2-0 ndaj ish-skuadrës së tij. Tekniku i vlonjatëve nuk kurseu askënd, duke nxjerrë në pa se skuadra bën gabime amatoreske.

"Duhet të përmirësojmë anën psikologjike. Edhe në ndeshjen e kaluar, mbaruam pjesën e parë dhe mundohem ta administritojnë në një formë krejt nga ajo që mësojmë në stërvitje. E kisha më një individ të veçantë. Nuk më lejohet ta them. Të gjitha janë të punuara dhe nuk mundtë që një lojtar me eksperiencë të ndryshojë vendosjen. Prandaj u ndjeva i mërzitur. Nuk mundet asnjëri që të dalë mbi disiplinën taktike.

"Ne duhet të përmirësojmë dhe duhet të kthejmë besimin te lojtarët që kanë cilësi. Ky është një refleksion edhe nga viti i kaluar. Në përballjet me Skënderbeun, Flamurtuari ka pasur një bilanc negativ. Ramë në presion e mbingarkesës. Shkuam më shumë seç duhet në përgatitjen e nivelit optimal të përgjegjësi. Disa lojtarë kishim mangësi në gjërat më të thjeshta. Duhet të përmirësojmë aspektin psikologjik.

"Unë nuk e kam qejf që të luhet me topa të gjatë dhe sidomos pa mbështetjen e pjesës tjetër të ekipit. Nuk ishte ajo zgjidhja. Lojtarët kur nuk marrin. Alvesh akoma nuk është bërë pjesë organike e manovrës sonë, dhe vepron i shkëputur nga grupi. Gjithsesi, çdo gjë e drejton sistemi nervor, duhet psikologjia e qetë. Kur Pollozhani vepron pa eksperiencë, këtu ka diçka që nuk shkon. Të gjitha ndërrimet ishin të detyruara, pasi doja të sakrifikoja në momentet e fundit, për një sulmues, por në ato momente kërkoi ndërrim edhe Pollozhani, si me Hysenin, dhe na la pak mundësi të ndryshonim manovër. Ajo që është punuar në stërvitje, ka qenë gjithçka tjetër, nga ajo që shfaqëm në fushë."

"Për derisa flas për anën psikologjike të lojtarëve të mi, nuk do merrem me kundërshtarët. Do duhet të punojmë më shumë në të gjitha komponentët, që të rrisim cilësinë e për pasojë edhe rezultatin."
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/humbja-acaron-dajen-askush-nuk-mundet-te-dal-mbi-mua

Free Traffic Exchange