Report Tv -Taksa në Rrugën e Kombit, Gjiknuri: Koncesionari 2 mln euro fitim

2018-09-17 1

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri është i ftuar sonte në emisionin ?5 Pyetjet nga Babaramo? në Report Tv. Në qendër të bisedës është aktualiteti politik, taksa në Rrugën e Kombit, aeroportet, çmimet e kripura që paguajnë shqiptarët për tragetet dhe gjendja e ujësjellësave.

Intervista e Damian Gjiknurit në REPORT TV
Aplikimi i tarifës në Rrugën e Kombit, disa muaj më parë kur u vendos pati protesta dhe sot pritej një reagim, por opozitë nuk pamë, pse kjo tarifë?
Kjo temë është shumë e debatuar, po i rikthehet pak. Arsyeja ka qenë e thjeshtë, pasi nuk e nisa unë, por u fillua që në 2014, u konkludua në 2016. Qëllimi ishte për të siguruar të ardhura për të mirëmbajtur atë rrugë, pasi ka kosto të lartë. Nëse përdoruesit e rrugës nuk do të kontribuojnë, rruga do të amortizohet dhe kosto do të jetë më e lartë.

Sa është kostoja e mirëmbajtjes?
Shkon mbi 7 milionë euro në vit

Aktualisht sa jepen?
Është dhënë 5 milionë euro, por nevojat janë për 7 milionë euro, vetëm për tunelin janë dhënë mbi 2.5 mln euro. Në këtë tarifë do të futen investime shtesë, bërja e urës së Drinit.

Sa kushton përfundimi i rrugës?
Pjesa e koncesionarit, vetëm ura shkon 35-40 milionë euro dhe vlera e investimeve është jashtëzakonisht e madhe mbi 50 mln euro. Ka edhe kosto operative.

Shkaktoi gjithë atë irritim...
Në momentin kur filloi herën e parë mund të ishte bërë një punë më e mirë, u manipulua politikisht, pati edhe reagim qytetar dhe qeveria reflektoi dhe doli në një konkluzion për një tarifë simbolike.

5 euro nuk është simbolike?
Jo jo, vendosëm tarifë simbolike për qytetarët e Kukësit.

E ka shpërndarë te cdo njeri?
Pse nuk mërzitesh ti kur paguan 1 mijë lekë ora parkim. Edhe atë zoti e ka dhënë, hapësirë publike.

A nuk ka një strukturë, një tra ku të mblidhen lekët, pse nuk i merr lekët shteti?
Nuk ka struktura që të menaxhojnë tollin dhe strukturën komplekse të rrugës së Kombit. Edhe po të bëhej, që shteti i mbledh ato para, do të kontraktonte një kompani. Të gjitha investimet do të detyroheshin ti paguanin taksapaguesit. Pse unë që jam në Tiranë apo Vlorë, të paguaj nga taksat e mia një rrugë që u takon të tjerëve. E përdor më shumë këtë rrugë, ke interesa, kontribuo. Kamionët kanë tarifa më të mëdha, se janë shkatërruesit më të madhej.

Free Traffic Exchange