Ekskluzive/ I bënë atentat fqinjët, i plagosuri: Dyshuan se i spiunova për kanabisin (Intervista)

2018-09-17 1

Rrit madhesinë e shkrimit Zvogëlo madhesinë e shkrimit
Martin Dodaj 34-vjec, i plagosur më 5 shtator në Lezhë flet ekskluzivisht për Shqiptarja.com duke treguar edhe motivet e atentatit. I riu rrëfen se fqinjët Petrit Lleshi së bashku me Zef Bocin (të arrestuar) i kanë bërë pritë, sapo ishin liruar nga burgu, pasi dyshonin se ai i kishte spiunuar tek policia për kanabisin që ata kishin kultivuar. Doda tregon se si u sulmua me armë teksa ishte me gruan dhe dy fëmijët e mitur e që fatmirësisht shpëtuan.

Keqkuptimi sipas Dodajt, kishte nisur pasi autorët e kishin parë në soletën e banesës së tij dhe nuk i pranuan besën për Kanun. Ai thotë se nuk ishte ai që i spiunoi, por ato ditë kishte kaluar një helikopter në zonë dhe mund të ketë qenë ai që e ka evidentuar parcelën me kanabis. Dodaj, shton se kur u arrestuan tre fqinjët, u dërgoi bukë dhe ilaçe në burg, por ata nuk e pranuan që të betohej, ndërsa e fajësuan.