Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një operacion i përbashkët kundër krimit, trafikut të armëve dhe drogës me origjinë Ballkanin Perëndimor është ndërmarrë javën e parë të shtatorit.
Gjatë këtij operacioni që u ndërmor nga 5-9 shtator u angazhuan 8. 300 forca policie nga 28 shtete si dhe janë ushtruar 482 mije kontrolle, këtu përfshihen kontrollet e personave, makinave mjediseve të ndryshme.
Operacioni koordinohej nga EUROPOL dhe EMPACT, dhe pjesë e tij ishin dhe policia e Shqipërisë, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia, Bosnje Hercegovina
Gjithashtu u angazhuan dhe Frontex dhe interpol. Pesëdhjetë e gjashtë përfaqësues nga Frontex shoqëruan oficerët në terren.
"Faza përgatitore daton herët në 2018 me takime operacionale dhe aktivitete për grumbullimin e informacionit. Gjatë kësaj kohe qindra informacione janë shkëmbyer mes partnerëve lidhur me persona të dyshuar. Janë arrestuar 32 persona të dyshuar, sekuestruar armë luftarake si dhe janë ushtruar kontrolle në 60 banesa" thuhet në një njoftim të Europol.
Rezulati i operacionit 5-9 shtator sipas EUROPOL
148 te arrestuar
13 per trafik klandesitesh
71 per kalim te paligjshem emigrantesh
36 per trafik droge
3 per trafik armesh
5 per trafik droge dhe armesh
16 per mashtrim me dokumente
4 persona te tjere te arrestuar (nuk jepet akuza)
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/aksion-i-perbashket-nderkufitar-ne-ballkanin-perendimor-sekuestrohen-droge-e-arme