Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pezullohen nga detyra 16 mësues të shkollës 9-vjeçare në Çerme e Siperme të Lushnjes.
Gjykata Lushnje pranoi kerkesen e Prokurorise Lushnje, me vendim nr 119 date 13.09.2018, per pezullimin nga detyra te 16 mesueseve te shkolles 9-vjecare.
"Per ta ka regjistrim si persona nen hetim me akuzat Shperdorim detyre dhe falsifikim i dokumenteve shkollore, mbeshtetur ne nenet 248 e 187 te. K. Penal. Procedimi penal me nr 400 viti 2017. Komunikimi i mases eshte kryer me date 14.09.2018" informon policia.
Rasti për të cilin akuzohen arsimtarët ka të bëjë me një denoncim të një viti më parë nga emisioni investigativ Stop, sipas të cilit në shkollën e fshatit Çermë e Sipërme të Lushnjes, vetëm për periudhën 2013-2014 janë regjistruar 85 nxënës fiktivë, që nuk e kanë parë kurrë derën e shkollës.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/pezullohen-nag-detyra-16-mesues-te-shkolles-9-vjecare-ne-lushnje