Masakra te Shkencat/ Pretenca: Burg përjetë killerit të Camorra-s, 58 vite për vëllezërit Doçi

2018-09-17 2

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon dënimin me burg të përjetshëm të italianit Salvatore Letizia si autori kryesor i maskarës së ndodhur në vitin 2015 tek fakulteti i Shkencave ku mbetën të vdekur Mentor Lufi, Besnik Sulku dhe Gerti Goxha. Po ashtu është kërkuar dënimi me 34 vite burg i Markelian Doçit dhe 24 vite për Klejvi Doçin si bashkëpunëtorë në vrasje. Pretenca u lexua sot gjatë seancës gjyqësore tek Krimet e Rënda, ndërsa prokurorët nuk kanë më dyshime që italiani vrasës me pagesë i kontaktuar për të zhdukur Lufin.

Italiani i njohur i pjesë e klanit ?Piccolo Letizia?, në bashkëpunim me Markelian e Klejvi Doçin qëlluan për vdekje tre personat e sipërpërmendur më 27 maj të vitit 2015, ditën kur Tiranën e vizonte kryeministri serb Aleksandër Vuçiç.

Sipas Prokurorisë, Letizia ishte punësuar nga Besnik Sulku për të ekzekutuar Mentor Doçin, të cilin e akuzonte si përgjegjës për vrasjen e të vëllait Durim Sulku në Holandë.

Sulku dhe Letizia i ngritën pritë Doçit pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës pasditen e 27 majit të dy viteve më parë. Në momentin që Doçi u ngjit në makinë bashke më mikun e tij, Gerd Goxhaj në drejtim të tyre u derdhën një breshëri plumbash. Goxhaj mbeti i vrarë në vend, ndërsa Doçi ndërroi jetë pak minuta më vonë.