Presidenti i Republikes Ilir Meta dhe familja e tij janë pritur në një audiencë të posaçme nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku, në Selinë e Shenjtë në Vatikan.
Zyra e shtypit e Presidentit, njofton se kreu i shtetit e ka falenderuar Papën për lartësimin mbarëbotëror të simbolit më domethënës shpirtëror të kombit shqiptar, Nënë Terezës, përmes shenjtërimit të saj.
Gjatë bisedës mes tyre është nënvizuan rëndësinë e jashtëzakonshme që merr në ditët e sotme modeli shqiptar i harmonisë ndërmjet bashkësive të ndryshme fetare.
Ati i Shenjtë ka kujtuar vizitën e 4 viteve më parë në Tiranën dhe thotë se pikërisht për të përçuar këtë mesazh zgjodhi të vizitoi një vend jo anëtar të BE siç është Shqipëria.
Papa Françesku, siç thuhet në njoftim, ka vlerësuar forcën e shqiptarëve dhe përkushtimin e tyre për t?u ringritur shpirtërisht pas periudhës së gjatë të shtypjes dhe ndalimit të besimit. Ndërsa ka diskutuar me Presidentin Meta dhe çështje si emigracioni, plagë kjo që pa prekur dhe Shqipërinë .
Ati i Shenjtë është shprehur i mahnitur nga numri i madh i të rinjve që pa gjatë vizitës në Tiranë ndaj sipas tij duhet bërë gjithçka që ata të qëndrojnë në vendin e tyre. Presidenti Meta mësohet se i ka dhuruar Atit të Shenjtë ikonën e Shën Mërisë 'Puthja e ëmbël'.