Bojkot zgjedhjeve lokale? - News, Lajme - Vizion Plus

2018-09-17 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
9 muaj para zgjedhjeve skenari qe opozita te mos marre pjese ne zgjedhje është një ide qe po shfaqet ne debatin politik ne kampin e djathte veçanërisht pas pozicionimit pro kësaj linje te ish-kryeministrit Sali Berisha.



Por ashtu si brenda PD edhe aleatet janë te ndare nëse opozita duhet te bojkotoje apo jo procesin elektoral; republikanet janë kundër e demo-kristianet janë pro.



Fatmir Mediu:?Unë mendoj që opozita ka vetëm një rrugë për të fituar autoritet, pushtet dhe për të ndërtuar shtetin që mendon dhe ky është procesi zgjedhor.?



Nard Ndoka:?Besoj se do të jetë një aventurë që ne sërish t?i besojmë këtij kryeministri e të futemi në zgjedhje më të njëjtat disavantazhe që opozita ka në aspektin e standardeve të zgjedhjeve.?



Pavarësisht pozicioneve te ndryshme, te dy politikanet lexojnë me te njëjtin shqetësim realitetin politik; te dy gjykojnë se kryeministri Rama i blen zgjedhjet, përdor krimin, paratë e drogës e kontrollon gjyqësorin një situate qe e bën garën te pabarabarte e për këtë arsye qëllimi kryesor i opozitës duhet të jetë largimi i tij.



Nard Ndoka: ?Aksioni i opozitës besoj kryesisht duhet të jetë për largimin e kësaj qeverie, për largimin e Kryeministrit si personi që nuk mund të zhvillojë zgjedhje të lira e të ndershme.?



Por sipas aleatit tradicional te PD, Mediu përveç përpjekjes për te larguar këtë qeveri para zgjedhjeve, opozita duhet te reformoje vetveten duke sjelle shembullin e rrugës qe e djathta ndoqi ne vitin 2005 kur fitoi zgjedhjet



Fatmir Mediu: ?Opozita filloi te shihte problemet me veten e saj në komportimin me faktorin ndërkombëtar, por njëkohësisht në komportimin e saj të brendshëm. Arriti të grumbullojë të gjtihë faktorët politikë të së djathtës dhe për më tepër ofroi alternative të reja që nuk kishin të bënin thjesht me pushtetin e Berishës apo të opozitës të asaj kohe por me pushtetin e qytetarëve shqiptarë duke ndërtuar alternativën e KOP-it.?



Pak dite me pare ish kreu i PD Sali Berisha deklaroi se do te ishte vetëvrasje për opozitën nëse shkon në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër, duke rihapur një debat qe opozita e pati edhe ne vitin 2017 kur u ngujua ne çadër për 3 muaj me qellim largimin e kryeministrit Edi Rama.