Plumba drejt banesës të së miturës që u abuzua nga mësuesi, babai: Po na trembin

2018-09-17 0

Tepelene- Larg shkollës e librave, pa ndihmën e një psikologu dhe e zhytur në vetmi. Kjo është situata dramatike ku jeton 11-vjeçarja e abuzuar për gati dy vite nga mësuesi i saj 63-vjeçar në fshatin e largët Luftinje të Tepelenës.

Ngjarja ndodhi dy muaj më parë, por kambanat e alarmit ranë sërish sot, pasi familja me 6 anëtarë, ku jeton edhe e mitura u zgjua nën frikë e terror. Persona të paidentifikuar kanë bërë terror me armë afër banesës së tyre pas mesnate. Prindërit e të miturës dyshojnë se autorët kanë lidhje me mësuesin e vajzës, i cili mund ta ketë ndërmarrë këtë akt në shenjë hakmarrje.

Por ndërsa ngjarjen në fjalë po e heton policia, prindërit e vajzës kanë një apel të fortë për shtetin. Ata kërkojnë drejtësi, duan një të ardhme më të mirë për vajzën dhe shkollim. Sipas tyre është e papranueshme që psikologia shkon për ta parë vajzën vetëm katër muaj pas ngjarjes.

Prindërit e së miturës në një komunikim telefonik me Report TV

Ka shkuar në shkollë vajza?

Babai: Kemi 4 muaj që askush nuk na jep të drejtën e vajzës, çfarë shkolle ta çoj nuk kam garanci

Keni marrë asistencën e psikologut?

Babai: Sot erdhi pas katër muajsh pasi ka ndodhur ngjarja

E ndiqni më si çështje?

Babai: Po nuk dimë asgjë, do bëhet gjyqi sot, do bëhet gjyqi nesër dhe asgjë?

Për çfarë keni nevojë?

Babai: Duam të drejtën e fëmijës, jetojnë me frikë pas asaj që ka ndodhur

Çfarë kërkoni ju si nënë?

Nëna: Vajza është larguar nga shkolla, nuk më ka mësuar

Si është gjendja e saj?

Nëna: Vajza nuk na përgjigjet, rri vetëm në dhomë, shikon televizor, luan me kukulla por nuk na flet

Free Traffic Exchange