Report Tv-'Angazhim për zgjidhjen e çështjes Çame', PD-PDIU marrëveshje me 6 pika

2018-09-16 0

Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi u largua zyrtarisht nga koalicioni me PS dhe lidhi marrëveshje me Partinë Demokratike. Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me Idrizin në prani të ish-presidentit të Asamblesë Parlamentare të OSBE, Riçardo Migliori, ndërsa ata kanë firmosur edhe një marrëveshje prej 6 pikash e cila parashikon parametrat e bashkëpunimit politik të të dy forcave politike përpara zgjedhjeve vendore të 2019-ës.

Pikat kryesore të kësaj marrëveshje janë angazhimi i përbashkët për zgjidhjen e çështjes Çame, çështje për të cilën Idrizi kritikoi Ramën se mashtroi shqiptarët në negociatat me Greqinë. Ai tha se gaboi kur i besoi Ramës zgjidhjen e kësaj çështje. Pikë e rëndësishme e marrëveshjes PD-PDIU është edhe ndarja e politikës nga krimi, kthimin e normalitetit politik përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme etj.,