Report Tv-Shpërthim tritoli në banesën e pronarit të televizionit

2018-09-16 0

Biznesmeni ka deklaruar në polici se nuk ka patur konflikte me asnjeri. Report Tv ka mësuar se Fejzollari është pronar i një lokali në qytetin e Pogradecit dhe i një televizioni dhe disa bizneseve të tjera. Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë:

Pogradec
Informacion paraprak.

Më datë 16.09.2018, rreth orës 00:45, në lagjen nr 1 në Pogradec, në lulishten e banesës së shtetasit B.F, 60 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde shpërthyese.

Nga shpërthimi, nuk ka as dëme në njerëz dhe as dëme materiale.

Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.